Menu Close

AURA është një qendër e përkushtuar për mbështetje psikologjike, edukative dhe zhvillimore. Qëllimi ynë është të ndihmojmë çdo individ të zhvillojë potencialin e tij nëpërmjet shërbimeve profesionale dhe të personalizuara.

Ekipi ynë

AZRA MILAIMI REXHEPI - PSIKOLOGE
ILIRJANA MURTEZ ANI - PSIKOLOGE

Azra Milaimi Rexhepi Psikologe e licencuar | Bashkëthemeluese e AURA-s Azra Milaimi Rexhepi është psikologe e licencuar nga Oda e Psikologëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me përvojë profesionale në disa fusha të psikologjisë dhe mbështetjes psikosociale. Ka përfunduar studimet në Psikologji në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe që nga viti 2019 është në formim profesional në Terapinë Gestalt pranë Qendrës GESHTALT “Mlladen Kostiq ASPEKTI”. Gjatë karrierës së saj ka punuar në role të ndryshme profesionale, përfshirë psikologe shkollore, psikologe, asistentе arsimore, mentore, fasilitatore dhe këshilltare, duke punuar me fëmijë, të rinj, familje dhe të rritur. Përvoja e saj përfshin punën në institucione arsimore, organizata dhe projekte që fokusohen në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve, përfshirjen, orientimin në karrierë, mbështetjen psikologjike dhe zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale. Një pjesë e rëndësishme e përvojës së saj profesionale është puna si operatore në linjën SOS për mbështetjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, rol në të cilin ofron mbështetje, dëgjim dhe orientim për personat që përballen me situata të dhunës. Përgjatë viteve ka ndjekur trajnime të shumta profesionale në fushën e mbështetjes së viktimave të dhunës, punës me fëmijë dhe të rinj, përfshirjes, edukimit interkulturor, komunikimit, mentorimit dhe orientimit në karrierë. Në punën e saj profesionale, Azra vlerëson një qasje të respektueshme, empatike dhe të orientuar drejt personit, duke krijuar hapësirë ku secili individ mund të ndihet i dëgjuar, i respektuar dhe i mbështetur. Në AURA, ajo synon të sjellë së bashku përvojën e saj në psikologji, edukim, mbështetje psikosociale dhe zhvillim personal, duke kontribuar në krijimin e një hapësire ku fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit mund të gjejnë mbështetje dhe mundësi për zhvillim. “Besoj se mbështetja e duhur fillon me dëgjimin, mirëkuptimin dhe respektimin e historisë së çdo individi.” 💚